image Mbyllen 45 minutat e parë: Shakhatari e Interi po barazojnë, Ajaxi po triumfon ndaj Besiktasit

Futboll

Mbyllen 45 minutat e parë: Shakhatari e Interi po barazojnë, Ajaxi po triumfon ndaj Besiktasit

news image

Sot kanë nisur ndeshjet e dyta të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, raporton Sinjali Sport.

Me dy ndeshjet e orës 18:45 kanë filluar këto ballafaqime.

Interi është duke barazuar pas 45 minutave të parë me Shakhatar Donetskun.

Takim interesant u luajt në pjesë të parë, ku të dy ekipet kishin raste që të shënonin, por iu mungoi fati.

Duel tjetër në këtë orar është ai në mes Ajaxit dhe Besiktasit që u përmbyll pjesa e parë me 2-0 për vendasit.

Holandezët shkuan në pushim të mes pjesëve me golat e Steven Berghuis dhe Sebastian Haller. /Gazeta Sinjali Sporti/