image Mbyllen 15 motele në Ferizaj, nuk respektuan vendimin e qeverisë

Kosovë

Vendim/ Mbyllen 15 motele në Ferizaj, nuk respektuan vendimin e qeverisë

news image

Si vazhdimësi e masave mbrojtëse kundër koronavirusit sonte janë mbyllur edhe 15 motele në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga komuna e Ferizajt, të cilët njoftuan se ky vendim është marrë pasi motelet në fjalë nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë për ndërprerjen e punës.

“Inspektorati i Ferizajt mbylli sonte 15 motele në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë. Ato nuk respektuan vendimin e Qeverisë për ndërprerjen e veprimtarisë, si masë mbrojtëse kundër virusit COVID-19”, thuhet në komunikatë. /GazetaSinjali/