image Mbrëmë cilësia e ajrit në Prishtinë ishte vdekjeprurëse

Kosovë

Ndotja/ Mbrëmë cilësia e ajrit në Prishtinë ishte vdekjeprurëse

news image

Cilësia e ajrit vazhdon të jetë shqetësuese për banorët e disa qendrave në Kosovë, por me ajrin më të ndotur po përballen qytetarët e Prishtinës.

Ndotja e ajrit mbrëmë në Prishtinë ka arritur në shkallën e 365.

Përderisa jemi në sezonin e dimrit dhe normalisht ajri do të duhej të ishte më i pastër, në Kosovë ndodhë e kundërta.

Ndotja e ajrit është shkaktar i shumë vdekjeve nëpër botë, ku çdo vit kjo ndotje shkakton 9 milionë vdekje anembanë botës.

Sigurisht kjo ndotje e ajrit me të cilën po përballen banorët e Prishtinës është shqetësuese dhe tejet e dëmshme.