image Mbi 2 mijë punëtorë të sektorit publik nuk kanë marrë pagat në Gjakovë

Financa

Mbi 2 mijë punëtorë të sektorit publik nuk kanë marrë pagat në Gjakovë

news image

Drejtori i Financave në Gjakovë, Durim Halilaj, ka thënë se 2252 punëtorë të sektorit publik nuk kanë marrë pagë në Gjakovë.

Ai ka treguar se në bazë të raporteve që ka marrë sot, të gjithë arsimtarët janë në grevë.

“Në bazë të raporteve që kemi marrë sot, të gjithë arsimtarët janë në grevë”, tha Halilaj.

“Ne konsiderojmë se Qeveria dhe sindikatat duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët në mënyrë që të normalizohet gjendja. Ende nuk janë ekzekutuar pagat në komunën e Gjakovës”.

“Sa i përket listave, duhet të potencojmë se ne kemi marrë një shkresë nga Thesari për të verifikuar se kush është duke punuar e kush jo, por kjo ka qenë e pamundur që brenda 4 orëve të verifikohet”, tha ai në Klan Kosova.

Sipas tij, numri i shërbyesve civilë është 2252 dhe të gjitha ata nuk kanë marrë paga për shkak se ende nuk janë ekzekutuar pagat në komunën e Gjakovës.

/GazetaSinjali/