image Mbeturinat "mirëpresin" qytetarët te rrethrrotullimi në hyrje të Prishtinës

Sinjalizime

Mbeturinat “mirëpresin” qytetarët te rrethrrotullimi në hyrje të Prishtinës

news image

Hedhja e mbeturinave kudo në rrugë është një problem i vazhdueshëm në mbarë Kosovën.

Te rrethrrotullimi në rrugën “Xhevdet Doda” në Prishtinë, mirë se ardhje ju “dëshirojnë” mbeturinat interte poshtë urës.

Sipas fotografive të dërguara nga sinjalizuesit, shihet se ka mobile shtëpiake, tulla e material ndërtimor, raporton Gazeta Sinjali.

Theksojmë se për mbajtjen e pastërtisë të qytetit, është e kontraktuar kompania “Pastrimi” e cila më pas i zbraz kamionët me bërllok në deponinë në Mirash.

/GazetaSinjali/