image Mashtrimet me ‘Call Center’, kërkohet paraburgim për 14 të arrestuarit

Drejtësi

Mashtrimet me ‘Call Center’, kërkohet paraburgim për 14 të arrestuarit

news image

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 14 personave që u arrestuan gjatë aksionit të djeshëm policor në qendrat e thirrjeve të njohura si ‘Call Center’ në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i PRSK-së, Ekrem Lutfiu.

PSRK ka bë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 14 të arrestuarve”, tha Lutfiu.

Ndryshe, Sinjali mbrëmë ka publikuar ekskluzivisht listën me emrat e personave të arrestuar, të cilët dyshohen për veprat penale ‘Hyrja në sisteme kompjuterike’, ‘Mashtrimi’ dhe ‘Shpëlarja e parave’. Listës së të arrestuarve i prin i dyshuari kryesor, i cili është shtetas izraelit, teksa në mesin e tyre janë edhe një numër i madh i shtetasve kosovarë.

image 183
image 183

Përmes një komunikate për media, Policia njofton se ky hetim disa mujor është bërë në bashkëpunim edhe me Autoritetet Gjermane.

Po ashtu, në cilësi të provave gjatë këtij aksioni janë sekuestruar sende të ndryshme të cilat do të përdoren në procedurë të mëtutjshme:

– 2 vetura;

– 167 kompjuter desktop;

– 3 kompjuter laptop;

– 21 telefona mobil;

– 2 DVR;

– 2 HDD;

– 2 USB memorie;

– Dokumente të ndryshme dhe prova tjera elektronike relevante për rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, 14 personat e arrestuar dërgohen në mbajtje prej 48 orësh.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/