image Maradona, një yll që nuk shuhet kurrë

Futboll

Maradona, një yll që nuk shuhet kurrë

news image

Ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare njëri ndër futbollistët më të mirë në historinë e futbollit botëror, Diego Armando Maradona.

Dribilimet, shpejtësia dhe vizioni i tij për të bërë gjëra që rrallë shihen në fushën e gjelbër janë kujtimet që fansat e futbollit do t’i kenë gjithmonë në mendjet e tyre kur përmendet emri i tij, shkruan Sinjali Sportiv.

Diego, gjatë karrierës së tij si futbollist ka luajtur në ekipe si : Argentino Juniors, Boca Juniors, Barcelona, Napoli, Sevilla, Neville Boys dhe Boca Juniors.

Por, lavdia e tij më e madhe ishte me ekipën e Napolit dhe me kombëtaren e Argjentinës.

Kur Napoli luante në “Stadio San Paulo” publiku shihte “art” në fushë dhe “artisti” ishte kush tjetër pos Diegos.

Me Napolin ai u shpall dy herë kampion në Serie A, një herë fitues i kupës italiane dhe një herë fitues i superkupës italiane.

Ndërsa, në vitin 1986 ai u shpall kampion bote me Argjentinën dhe po në atë kampionat ai bëri një “magji” që do të mbetej gjithmonë në histori.

Ishte data 26 qershor, kur ai shënoi gol ndaj Anglisë, por goli nuk ishte i shënuar me këmbë ose kokë!

Diego shënoi gol me dorë dhe ky gol njihet si “Dora e Zotit” sepse pas ndeshjes Maradona tha: Atë gol e shënova pak me kokën time, pak me dorën e zotit” .

Nëse futbolli është dramë, atëherë Maradona është skenaristi.

https://www.youtube.com/watch?v=s7ZjU-6iSwk

/Sinjali Sportiv/