image Manchester United i bashkohet 7 klubeve të tjera në garë për portierin 17 vjeçar

Futboll

Manchester United i bashkohet 7 klubeve të tjera në garë për portierin 17 vjeçar

news image

Sipas raportimeve të fundit, Manchester United i është bashkuar në garë klubeve që janë duke e dëshiruar transferimin e portierit, Vincent Angelini.

Portieri 17 vjeçar e përfundon kontratën me Celticun në fund të sezonit andaj shumë klube po e dëshirojnë në skuadrën e tyre, transmeton Sinjali Sport.

Sipas Tutto Mercato, Unitedi i bashkohet rivalëve të Premier Ligës si Evertonit dhe Southamptonit të cilët janë në treg për nënshkrimin e tij.

Në garë për transferimin e portierit janë Lazio, Atalanta dhe AC Milan.

Në vitin 2017 Angelini ishte zgjedhur portieri më i mirë i të rinjve./Sporti në Sinjali/