Fitorja e Chelseat ndaj Leicester Cityt të shtunën e detyron Manchester Cityn që të kërkojë vetëm fitore ndaj Evertoni në stadiumin “Etihad” sot, për të qëndruar kështu në hap me londinezët në luftën për titullin kampion.
Skuadra e Pep Guardiolas momentalisht ka gjashtë pikë më pak se ajo e Thomas Tuchel, andaj, një gabim eventual mund të ishte një goditje e madhe drejt këtij objektivi.
City vjen në këtë sfidë me mungesën e mesfushorit kryesor, Kevin De Bruyne, po mungesa të rëndësishme ka edhe Evertoni.
Ndeshja fillon nga ora 15:00 dhe këto janë formacionet zyrtare:
Manchester City: Ederson, Walker, Stones, Laporte, Cancelo, Rodrigo, Gundogan, Bernardo, Palmer, Sterling, Foden.
Everton: Pickford, Coleman, Keane, Digne, Goofrey, Delph, Allan, Townsend, Gordon, Gray, Richarlison./Gazeta Sinjali Sporti/