image Manchester City e mposht lehtësisht Evertonin

Futboll

Manchester City e mposht lehtësisht Evertonin

news image

Manchester City e ka mposhtur lehtësisht Evertonin me rezultat 3:1, duke e ruajtur kështu hapin me liderin aktual të Premier League, Chelsea.

Raheem Sterling, Rodri, Bernardo Silva shënuan nga një herë në Etihad, për fitoren e nënntë të skuadrës së Pep Guardiolës këtë sezon.

Fitorja e sotme i kthen citizens në vendin e dytë me 26 pikë, vetëm tri më pak se Chelsea dhe një më shumë se Liverpooli në vendin e tretë.

Evertoni ka pësuar humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit dhe  gjendet në vendin e 11-të me 15 pikë nga 12 ndeshje. /Gazeta Sinjali Sporti/