image Mallkimi i tifozëve të Milanit për Cutronen pasi kishte festuar golin: "Të rëntë koronavirusi"

Futboll

Futboll/ Mallkimi i tifozëve të Milanit për Cutronen pasi kishte festuar golin: “Të rëntë koronavirusi”

news image

Gjatë ditës së sotshme, ekipi i Fiorentinës konfirmoi që dy lojtarët, Pezzella dhe Cutrone janë infektuar me koronavirus.

Ky i fundit ishte mallkuar nga tifozët e ekipit të Milan që të infektohej me koronavirus, transmeton Gazeta Sinjali.

Kjo pasi kur Cutrone kishe luajtur kundër ish-ekipit të tij, Milan kishte fituar një penallti dhe kishe festuar golin.

Kjo bëri që tifozët e Milanit të ofendojnë e mallkojnë Cutronen. Deri më tani Italia është vendi më i prekur në Evropë nga virusi korona. Në Serie A janë lajmëruar disa raste të lojtarëve që janë infektuar me koronavirus./Gazeta Sinjali/