image Maldini kontakton personalisht mbrojtësin e Bundesligas

Futboll

Maldini kontakton personalisht mbrojtësin e Bundesligas

news image

Drejtori i Milanit, Paolo Maldini ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me mbrojtësin e Eintracht Frankfurt, Evan Ndicka, pretendon Sport Bild.

Qendërmbrojtësi mbush 23 vjeç më vonë këtë muaj dhe është nën kontratë deri në qershor 2023, kështu që kuqezinjtë janë një nga disa klube që konkurrojnë për nënshkrimin e tij këtë verë.

Sipas raportit të gazetës gjermane Das Bild, Ndicka ka qenë duke u angazhuar në video-telefonata direkt me legjendën e Milanit, Maldini për t’i shpjeguar atij projektin San Siro.

Nuk ka ende një ofertë zyrtare në tryezë, por çmimi i kërkuar besohet të jetë rreth 20 milionë euro për ta lënë atë të largohet.

Eintracht Frankfurt pagoi 5.5 milionë euro për të nënshkruar me Ndicka nga Auxerre në 2018 dhe ai ka një paraqitje për Francën në nivelin U-21.

Milani ka humbur tashmë disa mbrojtës të ndryshëm këtë verë, duke parë Sven Botman të LOSC të shkojë në Newcastle United, ndërsa Gleison Bremer i Torinos zgjodhi Juventusin.

Ata shpresojnë se biseda direkt me Maldinin mund të ndihmojë që Ndicka të jetë aleat gjatë negociatave me klubin e tij.

/GazetaSinjaliSport/