Reagimi i parë i Emmanuel Macron pas humbjes së Francës në finale ndaj Argjentinës erdhi në Twitter. Presidenti francez, i cili ndodhet në Doha ku ndoqi finalen e madhe, megjithëse i trishtuar nga rezultati, mbajti kokën lart duke shkruar në Twitter: “Blutë na bënë të ëndërrojmë”.
Macron është kapur nga kamerat televizive duke festuar furishëm “kthimin” e Francës për të fituar kupën, megjithatë finalja nuk ishte ajo që ai dëshironte… Pas përfundimit, presidenti francez zbriti në fushë për të ngushëlluar Didier Deschamps dhe lojtarët e Kombëtares së Francës. /Abc news