image Lumi Llap çon deponi të mbeturinave në Barilevë

Sociale

Lumi Llap çon deponi të mbeturinave në Barilevë

news image

Hedhja e mbeturinave në Lumin Llap nuk po i bën dëm vetëm Podujevës, por edhe fshatrave të Prishtinës në të cilët kalon rrjedha e këtij lumi, shkruan Gazeta Sinjali.

Një ndër fshatrat që pranoi një deponi të mbeturinave nga ky lum është fshati Brailevë i Prishtinës.

Një banor i këtij fshati ka publikuar një video në rrjetin social Facebook në të cilën shihet se mbeturinat e ardhura nga lumi Llap kanë shndërruar fshatin Barilevë në një deponi të tyre./Gazeta Sinjali/