image Lulëzon prostitucioni në Prishtinë/Policia bastis 2 lokale dhe arreston 6 persona

Siguri

Lulëzon prostitucioni në Prishtinë/Policia bastis 2 lokale dhe arreston 6 persona

news image

Prostitucioni po vazhdon të merr hov edhe në Kosovë. Të tilla raste raportohen shumë shpesh, shkruan Gazeta Sinjali.

Në Prishtinë u zhvillua një veprimtari e tillë, ku me të marrë Policia informacion, ka bastisur dy lokale dhe ka arrestuar një mashkull shqiptar dhe pesë femra po ashtu shqiptare.

Gazeta Sinjali nga burime brenda Policisë së Kosovës merr vesh se në këto lokale janë sekuestruar katër telefona mobil, dy DIVIAR dhe disa dokumentacione.

Katër nga të dyshuarit në lidhje me këtë rast janë dërguar në mbajtje, kurse dy të tjerë janë liruar, mëson Gazeta Sinjali.

/Gazeta Sinjali/