image Lukaku thotë se Ibrahimovic është kampion e profesionist i madh

Futboll

Sport/ Lukaku thotë se Ibrahimovic është kampion e profesionist i madh

news image

Romelu Lukaku ka folur me admirim për ish-bashkëlojtarin e tij te skuadra e Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimovic.

Lukaku dhe Ibrahimovic për një sezon ishin bashkëlojtarë në gjigantin anglez dhe kujtimet e belgut për këtë periudhë janë ende të freskëta.

“Ibra është një kampion, unë e respektoj atë. Në Manchester United, unë stërvitesha çdo ditë me të, kjo ishte gjëja më e bukur për mua”, citohet të ketë thënë Lukaku.

Ai më tej ka thënë se do të jetë një ndjenjë e këndshme të luaj kundër tij.

“Ai është një kampion dhe profesionist i madh. Ai punon shumë, gjithmonë më ofronte këshilla kur luanim bashkë në Manchester United. Ai është në një nivel me Ronaldon”, ka përfunduar Lukaku.

Interi do të presë Milanin këtë të diel në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Serie A.