image Lukaku siguron fitoren e Interit

Futboll/ Lukaku siguron fitoren e Interit

news image

Futbollistët e Interit kanë shënuar sonte fitore kundër Cagliarit si mysafirë me rezultat 2:1, në kuadër të javës së dytë në Serie A.

Martinez solli ‘kaltër-zinjtë’ në epërsi në minutën 27, ndërsa vendësit barazuan shifrat përmes Pedro në minutën 50.

Deri te fitorja e dytë këtë edicion garash, Inter arriti përmes golit të Lukaku nga penalltia në minutën 72.

Genoa nga ana tjetër ishte më e mirë se Fiorentinën 2:1, Udinese pësoi para shikuesve të vet nga Parma 1:3, Sassuolo deklasoi Sampdorinë 4:1.

Tri pikë si mysafirë arritën t’i fitojnë edhe Torino kundër Atalantës 3:2 dhe Verona kundër Lecce 1:0.

Në tabelë prijnë Inter, Juventus dhe Torino me nga gjashtë pikë.