Loriana e nisi ditën mirë, me një fitore në raundin e parë në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Pejania fitoi pa shumë vështirësi ndaj lituanezes Migle Dudenaite, të cilën e mposhti me ‘ippon’.
Megjithatë, Kuka u ndal në meçin e ardhshëm, atë të raundit të dytë.
Xhudistja jonë u mposht me ‘waza-ari’ nga francezja Chloe Buttigieg.
Ndryshe, pas kësaj humbje, Kosova e mbyll pjesëmarrjen në Grand Slamin e Parisit, që njihet si gara më prestigjioze e xhudos.
Në këtë Grand Slam, Kosova mori një medalje të artë me anë të Distria Krasniqit e cila fitoi dje (e shtunë) në kategorinë deri 52 kilogramë.