image Loriana Kuka i sjell Kosovës edhe një medalje

Sporte Luftarake

Loriana Kuka i sjell Kosovës edhe një medalje

news image

Xhudistja Loriana Kuka, ka arritur që ta fitojë medaljen e bronztë në Grand Slam-in në Baku.

Në luftën për vendin e tretë, Kuka mposhti xhudisten nga Britania e Madhe, Emma Ried.

Ajo në rundin e parë ishte e lirë ndërsa në rundin e dytë mposhti me IPPON, xhudisten gjermane Teresa Zenker në kategorinë -78kg.

Në çerekfinale xhudistja nga Kosova mposhti holandezen Guusje Steenhuis. me Wazzari dhe IPPON, ndërsa në gjysmëfinale u mposht nga xhudistja holandeze, Natascha Ausma.

/GazetaSinjaliSport/