image Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë në Grand Prix

Sporte Luftarake

Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë në Grand Prix

news image

Loriana Kuka arriti të fitojë medaljen e bronztë në Grand Prix që u mbajt në Almada të Portugalisë.

Kuka në raundin e parë mposhti me dy Wazaari për Ippon garuesen nga Qipro, në ndeshjen e dytë ajo mposhti me Ippon garuesen nga Ekuadori.

Loriana në çerekfinale kishte një ndeshje të gjatë dhe të vështirë, të dy garueset kishin nga dy dënime në kohë të rregullt, në vazhdime pas plot 12 minutash ajo u dënua edhe me një shido dhe humbi ndeshjen kundër ukrainases, Yelyzaveta Lytvynenko.

Pas asaj humbje Kuka u kualifikua të ndeshej në repasazh, prapë kishte ndeshje të gjatë në vazhdime, ajo fitoj me 3 dënime për Ippon kundër sllovenes Patricija Brolih.

Loriana për të bronztën zuri në mbajtje për 20 sekonda dhe mposhti me Ippon garuesen nga Koreja Jugore, Jeongyun Lee.

/GazetaSinjaliSport/