image Loriana Kuka kalon në çerekfinale të Grand Slamit në Azerbajxhan

Sporte Luftarake

Loriana Kuka kalon në çerekfinale të Grand Slamit në Azerbajxhan

news image

Xhudistja kosovare Loriana Kuka sot ka arritur në çerekfinale të Grand Slamit në Baku të Azerbajxhanit.

Ajo në xhiron e parë zuri në mbajtje 20 sekonda për Ippon, rusen Anastasiia Nuzhnenkova, në xhiron e dytë mposhti me thyerje për Ippon garuesen nga Guinea, Marie Branser.

Në çerekfinale Kuka takohet me garuesen gjermane Anna Monta Olek.

/GazetaSinjaliSport/