image Loriana vazhdon rrugën për medalje në Baku, kualifikohet në gjysmëfinale

Sporte Luftarake

Loriana vazhdon rrugën për medalje në Baku, kualifikohet në gjysmëfinale

news image

Loriana Kuka ka arritur ta fitojë edhe çerekfinalen përballë Guujs Steenhuis në kategorinë deri 78 kilogram, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Baku Grand Slam.

Pasi mposhti gjermanen në rundin e dytë lehtësisht në kohën e rregullt, edhe në çerekfinale po ashtu fitoi me pak mund, duke rrëzuar dy herë holandezin me Wazari, për të arritur deri te fitorja.

Në gjysmëfinale sërish do të takohet me një holandeze, tani me Natascha Ausma.

Kuka është vetëm dy lufta larg medaljes së artë në Grand Slamin që po zhvillohet në Azerbajxhan.

/GazetaSinjaliSport/