image Akil Gjakova renditet i shtati, Loriana Kuka një fitore larg medaljes së bronztë

Sporte Luftarake

Akil Gjakova renditet i shtati, Loriana Kuka një fitore larg medaljes së bronztë

news image

Akil Gjakova i ka dhënë fund garës në Grand PRixin e xhudos që po mbahet në Dushanbe të Taxhikistanit.

Xhudisti kosovar ishte në garë të represazhit, por ai pësoi humbje nga francezi Benjamin Axus.

Kësisoj Gjakova e mbyll garën në pozitën e shtatë në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Ndërkohë Kosova mund ta fitoj një medalje nga ky Grand Prix, pasi Loriana Kuka ndodhet vetëm një fitore larg të bronztës.

Xhudistja kosovare ka fituar ndeshjen e parë të repesazhit ndaj uzbekistanezes Shokhista Nazarova.

E për medaljen e bronztë në kategorinë deri në 70 kilogramë, Loriana do të luftoj ndaj britanikes Katie-Jemima Yeats-Brown.

/GazetaSinjali/