image Grand Slam i Baku: Loriana Kuka mundet në çerekfinale, vazhdon në repesazh

Sporte Luftarake

Grand Slam i Baku: Loriana Kuka mundet në çerekfinale, vazhdon në repesazh

news image

Loriana Kuka është ndalur në fazën çerekfinale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Xhudistja kosovare u mund në çerekfinale nga gjermania, Anna Monta Olek në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Paraprakisht, Kuka kishte shënuar dy fitore radhazi.

Megjithatë, Loriana ka ende shanse të fitojë medaljen e bronztë në këtë garë.

Ajo do të garojë në repesazh, ku fillimisht do të ndeshet me ukrainasen, Yelyzaveta Lytvynenkon.

/GazetaSinjaliSport/