image Lokaleve që nga nesër u ndalohet edhe shërbimi “take-away” i kafesë - Sinjali

Vendim/ Lokaleve që nga nesër u ndalohet edhe shërbimi “take-away” i kafesë

news image

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se që nga nesër të gjitha lokaleve u ndalohet shërbimi i kafesë si brenda ashtu edhe për t’i marrë me vete (Take-Away), pavarësisht llojit të shërbimit primar.

“Ju lutem që t’i ndiqni këto udhëzime sepse këto po bëhen për të mirën tuaj, sepse vetëm kështu do t’i ndihmoni edhe institucionet e shtetit që bashkërisht t’ia dalim edhe kësaj sfide. Ju ftojmë që të kontribuoni duke qëndruar në shtëpi, për të mos i humbur mundin mjekut, policit, ushtarëve të FSK-së, doganierëve, ekipeve emergjente dhe të gjithë atyre që po japin kontribut për të tejkaluar këtë situatë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ministrisë.

Më tej, ministria ka njoftuar njofton se ky vendim do të hyjë në fuqi nga nesër prej orës 08:00.

Njoftimi i plotë i ministrisë:

Nga nesër do të mbyllen të gjitha parqet nëpër të gjithë qytetet në Republikën e Kosovës

Grupi Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve ka marr vendim që të gjitha parqet  nëpër të gjitha komunat  e Republikës së Kosovës do të mbyllen nga ora 08:00 deri në ora 20:00. Policia e Kosovës do të jetë në të gjitha pikat ku janë parqet dhe nuk do të lejojë asnjë qytetarë që t’i frekuentojnë.

Kërkojmë mirëkuptim nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të respektojnë vendimet e organeve të Institucioneve të Republikës së Kosovës, sepse ato po bëhen me qëllim të ruajtjes së shëndetit tuaj dhe të familjes tuaj.

Po ashtu ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës që gjatë daljeve publike, të mbajnë distancën sociale me njëri-tjetrin.

Po ashtu obligohen që nga nesër të gjitha marketet dhe dyqanet që janë të lejuara të punojnë, që të vendosin shenjat për mbajtjen e distancës prej një metër.

Gjithashtu nga nesër në të gjitha lokalet do të ndalohet shërbimi i kafes si brenda ashtu edhe për t’i marrë me vete (Take Away), pavarësisht llojit të  shërbimit primarë. 

Ju lutem që t’i ndiqni këto udhëzime sepse këto po bëhen për të mirë tuaj, sepse vetëm  kështu do t’i ndihmoni edhe institucionet e shtetit që bashkërisht t’ia dalim edhe kësaj sfide.

Ju ftojmë që të kontribuoni duke Qëndruar në Shtëpi, për të mos i humbur mundin, mjekut, policit, ushtarëve të FSK-së, doganiereve, ekipeve emergjente dhe të gjithë atyre që po japin kontribut për të tejkaluar këtë situatë.

Të gjitha këto vendime hyjnë në fuqi nga nesër prej orës 08:00.

Mbroni veten dhe familjen tuaj.

Këto masa janë ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Në Kosovë aktualisht janë konfimuar 24 raste me koronavirus./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: