image Liverpooli afër kualifikimit, Porto ia shuan shpresat Milanit

Futboll

Liverpooli afër kualifikimit, Porto ia shuan shpresat Milanit

news image

Kanë përfunduar ndeshjet e treta në grupin B me rezultatet interesante, shkruan Sinjali Sport.

Derbi i këtij grupi ishte ai në mes: Atletico Madridit dhe Liverpoolit.

Anglezët triumfuan me rezultat 2-3, në një ndeshje spektakolare, që i kishte të gjithat.

Salah me dy gola dhe Keita një tek te mysafirët i realizuan golat, kurse Griezmann me dy gola te vendasit, por që më vonë u ndëshkua me karton të kuq duke e lënë skuadrën me një lojtarë më pak.

Liverpooli kryeson në grup me pikë të plota 9 nga tre ndeshje, kurse madrilenët me katër janë në pozitën e dytë.

Takimi tjetër i grupi ishte ndërmjet Portos e Milanit.

Skuadra vendase arriti të triumfojë me rezultat minimal 1-0.

Luis Diaz ishte heroi i vendasve me golin e vetëm në këtë ballafaqim.

Kjo fitore e ngrit Porton në vendin e tretë, kurse Milano ka gjasa të vogla për kualfikim pasi ende nuk i kanë shijuar pikët. /Gazeta Sinjali Sporti/