Liverpool i ka shpëtuar një disfate nga skuadra e promovuar në Premier League këtë sezon, Luton.
Dy skuadrat kanë ndarë pikët, duke barazuar me rezultat 1-1, në një ndeshje ku dy golat erdhën nga fundi i takimit.
Luton befasoi mysafirët, duke realizuar në minutën e 80-të pas një kundërsulmi fantastik përmes Tahith Chong.
Liverpool arriti ta shmangë një humbje shokuese krejt në fund të ndeshjes, duke realizuar në minutën e 5-të të kohës shtesë, me anë të Luiz Diaz, për t’i barazuar shifrat, që njëherit ky dhe doli të ishte epilogu final i ndeshjes.
Me këtë barazim, Liverpool ngritet në pozitën e tretë me 24 pikë të mbledhura, aq sa ka edhe Arsenal në pozitën e katërt, ndërkohë Luton del nga zona e rënies nga liga, duke u pozicionuar në pozitën e 17-të me 6 pikë të mbledhura.