image Lirohet personi që u arrestua mbrëmë në shesh për mosmbajtje të maskës

Siguri

Lirohet personi që u arrestua mbrëmë në shesh për mosmbajtje të maskës

news image

Është liruar personi që u arrestua mbrëmë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, për shkak të mosmbajtjes së maskës. Lajmin e ka konfirmuar avokati i të dyshuarit, shkruan Gazeta Sinjali.

Pamjet nga arrestimi i tij që qarkulluan në media kanë ngjallur reagime të shumta për mënyrën e reagimit të Policisë.

Lidhur me këtë rast, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha në një përgjigje për Gazetën Sinjali ka thënë se të dyshuarit i është tërhequr vërejtja disa herë, por nuk i ka përfillur urdhërat e zyrtarëve policorë.

Sipas Hoxhës, në momentin kur i është kërkuar dokumenti i identifikimit nga zyrtarët policorë, i dyshuari ka filluar t’i ofendojë dhe kërcënojë ata, ndërsa në një moment edhe ka ngritur dorë në drejtim të zyrtarëve policorë, ku të njëjtit janë detyruar ta përdorin forcën për ta vënë nën kontroll të dyshuarin.

/GazetaSinjali/