image Policia: Qytetari mbrëmë na detyroi ta përdorim forcën për ta arrestuar

Siguri

Policia: Qytetari mbrëmë na detyroi ta përdorim forcën për ta arrestuar

news image

Një qytetar është arrestuar mbrëmë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, për shkak të mosmbajtjes së maskës. Pamjet nga arrestimi i qytetarit që qarkulluan në media kanë ngjallur reagime të shumta për mënyrën e reagimit të Policisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lidhur me këtë rast, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha në një përgjigje për Gazetën Sinjali ka thënë se të dyshuarit i është tërhequr vërejtja disa herë, por nuk i ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë.

Sipas Hoxhës, në momentin kur i është kërkuar dokumenti i identifikimit nga zyrtarët policorë, i dyshuari ka filluar t’i ofendojë dhe kërcënojë ata, ndërsa në një moment edhe ka ngritur dorë në drejtim të zyrtarëve policorë, ku të njëjtit janë detyruar ta përdorin forcën për ta vënë nën kontroll të dyshuarin.

Hoxha thotë se gjatë arrestimit një zyrtar policor ka marrë lendime nga sjelljet e pakontrolluara dhe rezistente nga i dyshuari.

Njoftimi i plotë i Policisë pa ndërhyrje:

Reth orës 21:30 njësia policore gjatë realizimit të detyrave dhe kompetencave ligjore, konkretisht gjatë patrullimit në sheshin “Nënë Tereza” ka hasur në personin e dyshuar me inicialet (B. S; 1988) i cili ka qenë pa maskë. Të njëjtit ju është tërhequr vërejtja disa herë, por nuk ka perfill urdhrat e zyrtareve policor, kur atij iu është kerkuar dokumemti i identifikimit nga zyrtaret dhe ka kuptuar se po i shënohet fletëparaqitje sipas ligjit ka filluar të përdorë shprehje ofenduese dhe kercenuese, duke shfaqur poashtu sjellje arrogante kundrejt zyrtarëve policor, në një moment ai ka ngritur dorën në drejtim të zyrtarve policor ku të njejtit janë detyruar të përdorin forcën e domosdoshme, proporcionale duarthatë për ta venë nën kontroll të dyshuarin. Gjatë arrestimit një zyrtar policor ka marrur lendime nga sjelljet e pakontrolluara dhe rezistente nga i dyshuari. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor Qendra, për procedura të mëtejme lidhur me rastin e pengimin të personit zyrtar ne kryerjen e detyres zyrtare. Lidhur me rastin poashtu janë njoftuar Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokurori i Shtetit për procedura të mëtejme. I dyshuari dergohet në mbajtje per 48 orë. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/Inspirimicom/videos/374687357026318/