image Burri rrah gruan në Pejë, ajo e denoncon në Polici – zbulohet që posedon edhe armë

Siguri

Burri rrah gruan në Pejë, ajo e denoncon në Polici – zbulohet që posedon edhe armë

news image

Mosmarrëveshjet mes çifteve shpesh herë eskalojnë në kërcënime e dhunë fizike. Zakonisht viktima janë gratë të cilat kërcënohen e dhunohen në forma të ndryshme nga partnerët e tyre e që më pas kërkojnë ndihmën e Policisë për të siguruar mbrojte, raporton Gazeta Sinjali.

Në stacion policor kanë përfunduar edhe një burrë e një grua nga Peja, pasi gruaja ka raportuar se është dhunuar psiqikisht dhe fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se viktima ka rrëfyer në Polici për dhunën e ushtruar nga bashkëshorti dhe ka zbuluar se ky i fundit posedon armë zjarri.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku para hetueseve policorë ka pranuar se posedon armë pa leje.

Policia në koordinim me Prokurorinë ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, ndërsa i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprat ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontrollim ose posedim të paautorizuar të armës’

/GazetaSinjali/