image Policia e kap qytetarin që e denoncoi publikisht Përparim Rama
[wp-story id="814678"]

Siguri

Policia e kap qytetarin që e denoncoi publikisht Përparim Rama

news image

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka kapur dhe shoqëruar në stacion policor qytetarin që u denoncua dje publikisht nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Në videon e publikuar nga Rama, shihet qytetari duke dëmtuar shtyllat antiparking për të parkuar autobusin e tij.

5ggg

I pari i kryeqytetit ka shkruar në Facebook, se derisa po bëjnë ç’mos për përmirësimin e kushteve në trafik, shoferët e autobusëve privat jo vetëm që operojnë e parkohen ilegalisht në vende jo të destinuara për të ndaluar, mirëpo edhe e dëmtojnë infrastrukturën rrugore.

“Ju lutemi secilit qytetar që të lajmërojë këto vandalizma në një nga numrat e Qendrës së Thirrjeve të Kryeqytetit 0800 1 22 33, 0800 1 22 44, 038 245 777 në mënyrë që të ndërmerren masa”, ka shkruar ai.

Derisa ne bëjmë ç’mos për përmirësimin e kushteve në trafik, shoferët e autobusëve privat jo vetëm që operojnë e parkohen ilegalisht në vende jo të destinuara për të ndaluar, mirëpo edhe e dëmtojnë infrastrukturën rrugore. Duhet ta duam, ta respektojmë dhe të kujdesemi për Prishtinë tonë! Ju lutemi secilit qytetar që të lajmërojë këto vandalizma në një nga numrat e Qendrës së Thirrjeve të Kryeqytetit :📞0800 1 22 33📞0800 1 22 44 📞038 245 777në mënyrë që të ndërmerren masa!

Posted by Perparim Rama on Saturday, December 17, 2022

/GazetaSinjali/