image Ku t'nxa kom me t'rrjepë”/ I riu në Prishtinë kërcënon një person përmes telefonit, përfundon në Polici

Siguri

Ku t’nxa kom me t’rrjepë”/ I riu në Prishtinë kërcënon një person përmes telefonit, përfundon në Polici

news image

Rastet e kërcënimeve në Kosovë, janë thuajse të përditshme. Shpesh herë ato ndodhin për arsye banale, por për shkak të rrezikut që u kanoset, qytetarët detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i zgjidhur problemet, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në Prishtinë, ku një i ri dyshohet se ka kërcënuar seriozisht një person. Sinjali mëson se 34-vjeçari e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se me të dyshuarin ka probleme tash e një kohë.

Bazuar në dëshminë e tij dhënë hetuesve, i dyshuari vazhdimisht po e kërcënon me mesazhe e thirrje telefonike, ku dyshohet t’i ketë thënë se “ku ta zë do ta rrjepë të gjallë” dhe e ka paralajmëruar se e di adresën e banimit të vëllait të tij.

I identifikuari është arritur që të arrestohet dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj 28-vjeçarit kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

/GazetaSinjali/