Lionel Messi ka folur para sfidës së parë në Copa America ndaj Kilit, duke komentuar edhe aftësitë e mesfushorit De Paul, transmeton Sinjali Sport.
“Jam gjithmonë në dispozicion të Argjentinës. Ëndrra më e madhe është të fitoj një trofe me këtë fanellë“, u shpreh Leo Messi në lidhje me Kupën e Amerikës, kompeticion që filloi mbrëmjen e kaluar me duelin Brazil-Venezuelë (3-0).
Kombëtarja e Argjentinës luan ndeshjen e parë sonte përballë Kilit.
Ylli i Barcelonës ka vetëm fjalë të mira për Rodrigo De Paul, kapitenin e Udineses dhe shokun e tij të skuadrës tek Argjentina.
“De Paul është një lojtar i rëndësishëm, si kur luan me topin si edhe kur atë e ka kundërshtari. Synojmë të kombinojmë me njëri-tjetrin dhe tentojmë të qëndrojmë sa më afër në fushë.
Kemi arritur të njihemi shumë mirë me kalimin e kohës. Ndihem shumë mirë përkrah tij“, deklaroi Leo Messi. /Gazeta Sinjali Sporti/