image Lewandowski tek Barca gjithnjë e më afër, gazetari gjerman jep përditësimet e fundit

Futboll

Lewandowski tek Barca gjithnjë e më afër, gazetari gjerman jep përditësimet e fundit

news image

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski ka gjasa të mëdha që të largohet nga klubi gjerman në verë.

Sulmuesi polak po duket gjithnjë e më afër një transferimi tek Barcelona gjatë verës, shkruan Sinjali Sport.

Spekulimet sa vijnë dhe shtohen, gjersa gazetari gjerman i ‘SkySports’, Florian Plettenberg, ka dhënë përditësimet më të fundit drejt kësaj lëvizje.

Sipas tij, Xavi e dëshiron atë në skuadër dhe gjithashtu Lewandowski është i hapur për një lëvizje në kampin spanjoll.

Ai ka pranuar se ka bisedime mes menaxhmentit të lojtarit dhe Barcës, ndërsa klubi blaugran po përgatit një kontratë 2-3 vjeçare, me një ofertë rreth 35-40 milionë euro.

Sidoqoftë, Lewandowski ende nuk ka folur me drejtorin e Bayern, Oliver Kahn, në lidhje me këtë lëvizje.

/GazetaSinjaliSport/