image Lëndohet një person në aksidentin në të cilin u përfshi vetura e Policisë së Kosovës

Siguri

Lëndohet një person në aksidentin në të cilin u përfshi vetura e Policisë së Kosovës

news image

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi pak minuta më parë në kryqëzimin e rrugës “Luan Haradinaj” dhe rrugës “Garibaldi” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Në fotografitë nga vendi i ngjarjes shihet se në këtë aksident është përfshirë edhe një veturë e Policisë së Kosovës.

Lajmin për Gazeta Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në aksident janë përfshirë dy automjete. Një person është lënduar si pasojë e aksidentit”, tha ai, duke refuzuar të tregonte nëse i lënduari është zyrtar policor./Gazeta Sinjali/