image Lëndohen tre persona në një aksident trafiku në Prishtinë

Siguri

Lëndohen tre persona në një aksident trafiku në Prishtinë

news image

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur rreth një orë më parë në rrugën B në Prishtinë.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ku kanë pësuar dëme materiale, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:30 në rrugën B në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale në automjete. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i komunikacionit rrugor”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta Sinjali/