Milani po monitoron me kujdes rehabilitimin e Zlatan Ibrahimoviq, por suedezi mund t’i nënshtrohet një operacioni nëse nuk do të ketë përmirësime deri në fund të muajit.
Ibrahimoviq pësoi një dëmtim në gju kundër Juventusit më 9 maj dhe u përjashtua nga pjesëmarrja në Euro 2020 me Suedinë.
Trajneri suedez Janne Andersson pranoi se shërimi i Ibrahimoviq nuk është në një fazë të përparuar dhe mediat italiane kanë raportuar tashmë.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Rossonerët po monitorojnë me kujdes rehabilitimin e sulmuesit, i cili, megjithatë, nuk po përparon siç pritej.
Milani do të vlerësojë kushtet fizike të Ibrahimoviqit kur trajtimi i tij të përfundojë në fund të muajit.
Sipas raportit nga gazeta italiane, nëse gjërat nuk do të duken mirë në atë kohë, klubi mund të vendosë të vazhdojë terapinë konservatore për dy javë të tjera ose të zgjedhë një operacion, i cili do ta detyrojë 39-vjeçarin të mbetet jashtë fushe për disa muaj.
Ibrahimoviq iu nënshtrua një operacioni në gju katër vjet më parë, kur ai po luante për Manchester Unitedin.
Sidoqoftë, ky rast është pak më ndryshe sepse sulmuesi nuk ka këputur ligamentin e tij të kryqëzuar. Ky dëmtim nuk është aq i rëndë sa ai i mëparshmi, por operacioni mbetet një mundësi nëse nuk do të ketë ndonjë përmirësim gjatë muajit tjetër. /Gazeta Sinjali Sporti/