image Lëndime e prangosje/ Dy raste të rrahjes në Gjakovë

Siguri

Lëndime e prangosje/ Dy raste të rrahjes në Gjakovë

news image

Qyteti i Gjakovës nuk ka qenë i qetë sot. Sinjali mëson se ky qytet është trazuar nga dy raste të rrahjeve që kanë ndodhur në dy vende të ndryshme pasditen e sotme.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti i parë ka ndodhur në lagjen “Piskot”. Atje, si pasojë e rrahjes, Sinjali merr vesh se janë lënduar disa persona.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policorë, të cilat kanë arritur që të arrestojnë personat e dyshuar për përfshirje në këtë rast.

Lëndime trupore pësuan edhe disa persona që u përleshen fizikisht mes vete afër shkollës “Zekiria Rexha”, po ashtu në qytetin e Gjakovës.

Edhe në këtë rast, Sinjali mëson se policia ka prangosur disa persona.

Gazeta Sinjali ka dërguar pyetje në policinë e këtij rajoni dhe është në pritje të detajeve për këto raste./Gazeta Sinjali/