Dyshja e njohur, Ledri Vula dhe Capital T kanë lansuar duetin të cilin e kanë paralajmëruar tash e sa kohë, shkruan Gazeta Sinjali.
Kënga mban titullin “DMP” dhe është publikuar në kanalin zyrtar të Capital T.
Teksti është shkruar nga vet artistët, ndërsa muzika është realizuar nga Rzon Music.
“DMP” është pjesë e albumit të ri të Capital T me titull “Skulpturë”, ndërsa ka premisat e hitit të kësaj vere./Gazeta Sinjali/