image Lazio këndellet, fiton ndaj Sampdorias, Muriqi luajti krejt pjesën e dytë

Futboll

Lazio këndellet, fiton ndaj Sampdorias, Muriqi luajti krejt pjesën e dytë

news image

Lazio ishte mysafir i Sampdorias, në kuadër të xhiros së 16-të në Seria A, shkruan Sinjali Sport.

Pas dy ndeshjeve pa fitore, skuadra e Maurizio Sarrit u këndell, duke fituar me rezultat 1-3.

Savic dhe Immobile me dy gola ishin realizatorët te shqiponjat, përderisa Gabbiadini e shënoi golin e nderit te vendasit.

Lazio me këtë fitore ngritët në pozitën e shtatë me 25 pikë, gjersa Sampdoria gjithashtu me 15 pikë gjendet në vendin e 15-të.

Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi sërish e nis nga stoli, derisa u inkuadrua menjëherë në pjesën e dytë duke i kompletuar 45 minuta.

Hysaj e Strakosha luajtën gjithë ndeshjen për mysafirët.  /Gazeta Sinjali Sporti/