image Lazio demolohet nga Bologna, Muriqi e Hysaj luajtën në këtë disfatë

Futboll

Lazio demolohet nga Bologna, Muriqi e Hysaj luajtën në këtë disfatë

news image

Lazio pëson debakël nga Bologna në xhiron e shtatë në Serie A, transmeton Sinjali Sport.

Skuadra bardhekaltër u mposhtë nga Bologna me rezultat të thellë 3-0.

Barrow, Theate dhe Hickey realizuan golat për vendasit, duke siguruar fitoren e radhës.

Me këto tre pikë Bologna, ngritët në pozitën e nënte me 11 pikë, derisa kryeqytetasit italian me 11 pikë janë në pozitën e shtatë për shkak të golaverazhit më të mirë.

Për skuadrën e Sarrit, 80 minuta luajti kosovari, Vedat Muriqi, kurse reprezentuesi shqiptar, Elseid Hysaj luajti për 58 minuta. /Gazeta Sinjali Sporti/