image Lautaro Martinez ka oferta nga Spanja, Madridi e kërkon me ngulm

Futboll

Lautaro Martinez ka oferta nga Spanja, Madridi e kërkon me ngulm

news image

Skuadra e Atletico Madridit, ka shprehur interesim për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.

Sipas të përditshmes italiane “Corriere dello Sport”, “Los Colchoneros” ka bërë një ofertë rreth 40-50 milionë euro për Martinezin.

Kjo ofertë u konsiderua shumë e ulët nga drejtuesit e ekipit italian, të cilët do të fillojnë negociatat vetëm për një çmim rreth 80-90 milionë euro.

Tani për tani qëllimi i “Nerazzurëve” është të rinovojnë kontratën e argjentinasit, duke i ofruar atij një pagë prej 4.5 milionë euro në sezon.

Pavarësisht problemeve ekonomike, në Inter besojnë se shitja e mundshme e Hakimit në PSG, do ti lejojë ata ti mbaj në ekip yjet e tjerë.

23- vjeçari, këtë sezon ka zhvilluar 38 ndeshje me fanellën e Interit në Serie A, dhe ka realizuar 17 gola. /Gazeta Sinjali Sporti/