image Laporta: De Jong është lojtar i Barcelonës, nuk duam ta shesim atë

Futboll

Laporta: De Jong është lojtar i Barcelonës, nuk duam ta shesim atë

news image

E ardhmja e Frenkie de Jong vazhdon të mbetet e paqartë.

Manchester United ishin pranë arritjes së marrëveshjes me reprezentuesin holandez për një shumë rreth 65 milionë euro të garantuara dhe 20 milionë shtesa.

Megjithatë, deklaratat e fundit të presidentit të Barcelonës, Juan Laporta, kanë bërë që ky transferim mund të dështojë.

Në një deklaratë të fundit, Laporta ka theksuar se De Jong është lojtar i Barcelonës dhe nuk duan ta shesin futbollistin.

“Frenkie de Jong është lojtar i Barcelonës – ne nuk duam ta shesim atë nëse nuk kemi zgjidhje tjetër. Ne e dimë se ka oferta për De Jong, por ne nuk duam ta shesim atë”, është shprehur Laporta.

/GazetaSinjaliSport/