image Nga Azpilicueta deri te Bernardo, Laporta i thotë të gjitha

Futboll

Nga Azpilicueta deri te Bernardo, Laporta i thotë të gjitha

news image

Presidenti i Barcelonës, Juan Laporta ka dhënë një deklaratë për ‘CBS Sports Golazo’.

Laporta ka folur për shumë futbollistë me të cilët klubi spanjoll është i lidhur për një transferim të mundshëm.

I pyetur për një transferim të mundshëm të dyshes së Chelseas, Azpilicueta dhe Alonso, ai tha: “Ata janë nën kontratë me Chelsea dhe ne e respektojmë këtë si dhe pronarin e ri. Unë i respektoj të dy si lojtarë shumë, shumë të mirë. Ata tregojnë cilësinë dhe talentin e tyre. Por nuk dua të flas për ta”.

Trajneri blaugranas foli gjithashtu për një transferim të mundshëm të Bernardo Silvas në Camp Nou.

“Bernardo, lojtar shumë i mirë. Unë duhet të respektoj që ai i përket Manchester Cityt. Ne kemi disa miq atje, si Pep Guardiola, Txiki Begiristain dhe Al Mubarak. Ka shumë njerëz që njoh”, deklaroi ai.

Ai foli edhe për Jules Kounde dhe situatën e Frenkie De Jong.

“Koundé? Lojtari preferoi Barcelonën mbi Chelsean pasi ai e kuptoi se ne kemi një projekt të qëndrueshëm me një trajner që ai pëlqen. Në këtë rast, ne kishim avantazh në krahasim me konkurrentin tonë. Lojtari gjithashtu na ndihmoi në këtë marrëveshje specifike”.

I pyetur nëse do të konfirmojë se De Jong nuk do të bashkohet me Man Utd, ai shtoi: “Në futboll nuk dihet kurrë. Gjithçka varet nga palët e ndryshme.

Mund të them se ka një mundësi të madhe që ai të qëndrojë dhe unë do të bëj më të mirën që ai të qëndrojë te Barcelona”, shtoi ai.

Laporta gjithashtu konfirmoi se klubi spanjoll nuk e ka ofruar kurrë holandezin në drejtim të Chelseas.

“Ne kurrë nuk i kemi ofruar de Jong Chelseat. Jo, jo, jo. Ne patëm një darkë të këndshme me Boehly në Barcelonë dhe folëm për futbollin.

Boehly, person i jashtëzakonshëm. Nuk ka problem me Chelsean. Ndodh që disa nga lojtarët që ata donin, i bëmë edhe ne…”, theksoi ai.

“Gjëja e parë për të thënë është se ne duam që Frenkie të qëndrojë në Barcelonë dhe ai dëshiron të qëndrojë.

“Gjithçka që po bëjmë me Frenkie është e njëjtë me pjesën tjetër të skuadrës – por ne nuk mund ta detyrojmë atë të ulë pagën. Është vendimi i tij”, ka përfunduar presidenti blaugranas.

/GazetaSinjaliSport/