image Lana Del Rey publikon albumin e ri derisa paralajmëron tjetrin

Bota e Yjeve

Lana Del Rey publikon albumin e ri derisa paralajmëron tjetrin

news image

Këngëtarja amerikane, Lana Del Rey, ka lansuar albumin e ri me titull “Chemtrails Over the Country Club”.

Projekti i ri është publikuar afro një vit prejse ajo e kishte paralajmëruar se si do të titullohej.

Pas realizimit të “Norman Fucking Rockwell!” në vitin 2019 dhe “Violet Bent Backëard Over the Grass” në vitin 2020, albumi i ri përfshin edhe këngën e publikuar më herët, “Let Me Love You like a Woman”, si dhe këngën që ka titullin e tij “Chemtrails Over the Country Club”.

Shumica e realizimeve janë punuar nga producenti Jack Antonoff, ndërsa albumi përbëhet nga 11 këngë.

Si paralajmërim për albumin e ri, Lana e kishte interpretuar në muajin dhjetor këngën “Let Me Love You like a Woman” në emisionin e Jimmy Fallon, “The Tonight Show”.

Vetëm dy ditë pasi lansoi këtë album, këngëtarja ka paralajmëruar një tjetër album që do të dalë në muajin qershor me titull “Rock Candy Sweet”. /Gazeta Sinjali/