image Vdes këngëtari i njohur kosovar, Luan Hajra

Sociale

Vdes këngëtari i njohur kosovar, Luan Hajra

news image

Është ndarë nga jeta në moshën 73 vjeçare, këngëtari i mirënjohur, Luan Hajra.

Lajmin për vdekjen e kanë bërë të ditur familjarët e tij shkruan Gazeta Sinjali.

“Të dashur miq dhe shoqëri dhe ju gjithë artdashës, ju njoftoj qe sot në orët e mëngjesit ndërroj jetë këngëtari i njohur i gjitha Viseve Shqiptare, Luan Hajra”, thuhet në njoftim.

Këngëtari u lind më 31 korrik të vitit 1949 në qytetin e Mitrovicës. Ai filloi të merrej me muzikë qysh në moshën 12 vjeçare, ai ishte anëtarë në orkestrën “Sali Curri”.

Kurse në vitin 1980, Luan Hajra publikoj albumin “Nga Repertuari i Luan Hajres”.

Luan Hajra njihet për interpretimin e shumë këngëve të njohura si:

Qaj gitara ime”  

Rroka mandolinën

Kallma cigaren

Nëpër shtyllat e telefonit etj.

/Gazeta Sinjali