image Billie Eilish ka bërë gati albumin e ri gjatë karantinës

Bota e Yjeve

Billie Eilish ka bërë gati albumin e ri gjatë karantinës

news image

Billie Eilish ka bërë të ditur se ka arritur ta shfrytëzojë mirë kohën gjatë karantinës shkaku i COVID-19 duke incizuar një album të ri.

Gjatë një paraqitjeje në “The Late Show with Stephen Colbert”, këngëtarja 19 vjeçare ka dhënë njoftimin se këngët e saj më të reja janë gati të dalin në treg, shkruan People.

Billie Eilish është njëra prej këngëtareve më të përfolura në dy vjetët e fundit, duke marrë shumë vëmendje me këngët e saj të cilat janë shpërblyer edhe me çmime “Grammy”./Gazeta Sinjali/