image Kida paralajmëron albumin e ri

Bota e Yjeve

Kida paralajmëron albumin e ri

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare, Orhidea Latifi-Kida, është njëra ndër këngëtaret më të dashura për publikun, shkruan Gazeta Sinjali.

Kida është shumë aktive në rrjete sociale, ku publikon fotografi të ndryshme që lidhen edhe me punën e saj prej artistës. Së fundmi ajo në një postim në InstaStory ka publikuar një foto nga projekti i saj i fundit “Dinero”, duke paralajmëruar një album.

Kida, në këtë fotografi ka shkruar se albumi do të vijë shumë shpejt në treg.

“Mezi po pres, albumi është duke ardhur shumë shumë shpejt”, ka shkruar ajo.

Ndryshe pas suksesit të këngës “Dale”, në bashkëpunim me Ledri Vula dhe Butrint Imeri, ajo ka lansuar edhe këngën e re “Dinero”, e cila po pëlqehet nga publiku. /GazetaSinjali/