image Publikohet albumi i Mozzik dhe Loredanës, Mozzik kërkon një vëlla për Hanën

Bota e Yjeve

Publikohet albumi i Mozzik dhe Loredanës, Mozzik kërkon një vëlla për Hanën

news image

Reperët, Loredana dhe Mozzik kanë publikuar albumin e shumëpritur “No Rich Parents”, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky album përmban 14 këngë dhe është publikuar në të gjitha platformat.

Kënga e dyshes shumë të dashur për publikun titullohet,“Immer wenn es regnet” – “Sa herë që bie shi”, e cila është shoqëruar edhe me videoklip ku Loredana dhe Mozzik shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Në një pjesë të këngës thuhet se si do t’ia shpjegojnë të gjithën vajzës së tyre, Hanës.

Më tutje, në një pjesë të kësaj kënge Mozzik thotë se ka ardhur koha që Hana të bëhet me një vëlla.

Pas kësaj, Loredana ka publikuar këtë postim në rrjetin e saj social ‘Instagram’ ku shkroi: ‘Më fal’ duke e përcjellë me një emoj zemërthyer./GazetaSinjali/