image Albumi i Ava Max renditet si albumi i tretë më i dëgjuar i një artisteje femër sivjet në Spotify

Bota e Yjeve

Albumi i Ava Max renditet si albumi i tretë më i dëgjuar i një artisteje femër sivjet në Spotify

news image

Këngëtarja shqiptare, Ava Max, po vazhdon të shënojë suksese të shumta në industrinë internacionale të muzkës.

Ava muajin e kaluar ka lansuar në treg albumin e saj të parë debutues për tregun e huaj, të titulluar “heaven and Hell”.

Ky album që ka të përmbledhura në të hitet e mëdha të artistes si “Sweet but Psycho”, “So Am I”, “Torn”, si dhe plot këngë të reja, del të jetë një nga albumet më të dëgjuara të artisteve femra këtë vit.

“Heaven and Hell” është albumi i tretë më i dëgjuar nga një artiste femër, në atë që njihet si platforma më e madhe e muzikës në botë, Spotify.

Ka qenë vet këngëtarja me prejardhje nga Shqipëria ajo e cila ka bërë të ditur këtë gjë, duke rishpërndarë një njoftim të një prej faqeve të fansave të saj, që lajmëronin për këtë sukses.

“Albumi debutues i Ava Maxit, ‘Heaven and Hell’ ka tejkaluar dy miliardë dëgjime në Spotify – është albumi i tretë më i dëgjuar i një artiste femër sivjet”, thuhet në këtë njoftim.

Ava Max ka shënuar një rritje të vazhdueshme në karrierë, duke u ranguar krah emrave tjerë të njohur shqiptarë në tregun ndërkombëtar si: Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha. /Gazeta Sinjali/